Transporti pas pandemisë, rritet volumi i mallrave, i pasagjerëve nën nivelet e para Covid-19

Sektori i transportit duket se po rimëkëmbet me vështirësi pas pandemisë. Statistikat e muajit tetor tregojnë një rritje të volumit të mallrave me 17.1 për qind ndërkohë që numri i pasagjerëve të transportuar mbetet ende nën nivelet e periudhës së para pandemisë. Sipas statistikave, transporti ajror është stimuluar nga heqja e masave kufizuese kundër infeksionit nga Covid 19.

Sektori i transporteve ka shënuar rritje të aktivitetit gjatë muajit tetor në lëvizjen e mallrave ndërkohë që treguesi për pasagjerët ka mbetur në nivele më të ulëta sesa periudha para pandemisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, transporti i mallrave ka shënuar rritje me 17.1% krahasuar me dhjetëmujorin e vitit të kaluar dhe me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Megjithatë rënie ka pasur sektori i mallrave të transportuar përmes hekurudhës dhe transporti ajror në krahasim me janar-tetorin e vitit 2019.

Referuar raportit, volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte është 413.7 mijë tonë.

Eksportet dhe importet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të këtij viti në krahasim me para krizën pandemike.

Transporti pas pandemisë, rritet volumi i mallrave, i pasagjerëve

Në total gjatë periudhës janar-tetor vlera e mallrave të tregtuara është 914. 9 mld lekë dhe 48.6 % e tyre është transportuar përmes detit. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara është rritur me 7.6 %.

Sa i përket fluturimeve të udhëtarëve, numri i tyre është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, kjo për shkak të lehtësimit të masave kufizuese që ishin vendosur për shkak të pandemisë.

Por nga shifrat e INSTAT duket se fluturimet nuk kanë arritur ende nivelet e parapandemisë.

Referuar të dhënave, në tetor janë kryer më shumë se 2600 fluturime, rreth 1100 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Pjesa më e madhe e tyre udhëtojnë me linjë detare, ndërsa transporti hekurudhor duket se është më pak i preferuari nga qytetarët.

EMISIONET