Tenderi i çuditshëm i Veliajt, 2 mld lekë për ristrukturimin e gjimnazit “Partizani”, në tabelë shënohet kopësht

Bashkia e Tiranës firmos një tender për rikonstruksionin e godinës së shkollës së mesme "Partizani", por kompania që ka fituar tenderin 2 miliardë lekësh deklaron se po bën rikonstruksionin e godinës së kopështit "Lidhja e Prizrenit" në Paskuqan dhe jo shkollës, duke hedhur hije skandali mbi procedurat e ndjekura për këtë prokurim.

Rreth 2 miliardë lekë janë dhënë nga Bashkia e Tiranës për ristrukturimin e shkollës së mesme "Partizani", por për kompaninë që ka fituar tenderin, ristrukturim po i bëhet godinës së kopështit “Lidhja e Prizrenit" në Paskuqan dhe jo shkollës.

Çudia në fjalë i përket tenderit të fituar nga kompania AGRI CONSTRUCTION në pronësi të shtetasit Petrit Patushi, duke hedhur hije dyshimi mbi procedurat e ndjekura për këtë tender në të cilën morën pjesë 14 kompani.

Ajo që bie në sy është tabela e vendosur me të dhënat dhe afatin e punimeve, e cila nuk përputhet me zonën ku ndodhet.

Në tabelë shkruhet se objekti i punimeve është për rindërtimin e objekteve arsimore kopështi "Lidhja e Prizrenit" Paskuqan.

Si duket personat përgjegjës kanë harruar që bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës së mesme "Partizani".

Ose është lënë qëllimisht për të mos treguar shifrën marramendëse rreth 2 miliardë lekë.

Gjithësesi edhe pse tenderi është shpallur fitues më 24.12.2021 dhe se sipas informacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik përmes dokumentacionit të tenderit se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin projektit është 12 muaj në zonë nuk ka nisur asnjë punim.

Duke parë këto ritme duket se edhe sezonin e ri shkollor nxënësit e gjimnazit "Partizani" do të duhet të presin ende deri në nisjen e më pas përfundimin e punimeve.

EMISIONET