Tendera pa garë në 5 bashki, procedurat për blerjen e kimikateve rezultuan me probleme

Pesë bashki rezultojnë se kanë zhvilluar tendera pa garë për blerjen e kimikateve që nga muaji shkurt i këtij viti. Procedurat e zhvilluara në Durrës, Fier, Sarandë dhe Vlorë janë evidentuar me probleme aq sa është dashur edhe ndërhyrja e Komisionit të Prokurimit Publik.

Tenderat për blerje kimikatesh në të paktën 5 bashki nga muaji shkurt rezultojnë të jenë bërë pa garë në të shumtën e rasteve, madje dhe fituesi është i njëjtë.

Kompania “2 at” ka fituar prokurimin në bashkinë Durrës, Fier, Sarandë, Kolonjë dhe Shkodër, ku rezulton se konkurrentët janë skualifikuar apo kur procesi është ankimuar.

Sipas të dhënave zyrtare në katër raste, me një shumë totale prej 28 milionë lekë përballë këtij subjekti ka qenë pjesëmarrës kompania “Atlantik 3” por në hapjen e dosjeve konkurrenti nuk ka paraqitur fare ofertë duke bërë që automatikisht “2 at” të jetë fituese.

Në rastin e tenderit të bashkisë Shkodër pjesëmarrës kanë qenë 4 kompani prej të cilave 2 pa ofertë dhe një ankimoi procedurën.

Në dosjen e ankimimit kërkohet modifikimi i dokumentave të kërkuara nga autoriteti kontraktues, pasi këto kritere favorizojnë të njëjtin operator ekonomik.

Ndërsa KPP në përfundimi të shqyrtimit të dosjes vendosi të pranojë pjesërisht ankimimet, duke i kërkuar autoritetit kontraktor të modifikojë dokumentet e tenderit.

Autoriteti kontraktor vendosi të zbarojë këtë vendim gjë që solli dhe heqjen e pezullimit të procedurës.

EMISIONET