Të rinjtë ikin se s'ka punë, qytetarët: Papunësia dhe pagat e ulëta i shtyjnë të largohen

Mungesa e punësimit dhe regjimi i dobët i pagave po detyron të rinjtë të largohen nga Shqipëria. Sipas raportit të fundit të INSTAT rreth 17,6 % e popullsisë meshkuj janë të papunë ndërkohë që ky tregues është 9,3 % për gratë dhe vajzat. Qytetarët thonë se kjo situatë vjen nga fakti se vendet e punës mungojnë, por edhe për shkak se pagat nuk sigurojnë minimumin jetik të të ardhurave.

Papunësia është një ndër arsyet që po i detyron shumë të rinj të ikin nga Shqipëria.

Ky i ri nga Kosova thotë se miqtë e tij këtu ankohen për vende pune dhe paga të ulëta.

"Pagat e vogla."

Qytetarët mendojnë se po të kishte paga më të mira dhe mundësi pune askush nuk do të largohej.

"Tu hapë vende pune."

"Duhet të hapen vende pune."

"Politika duhet tu ofrojë punësim të rinjve dhe të mos na bredhin poshtë e lart."

"Duhet me plotësu kushtet e punës, rrogat."

"Nuk paguhen, të gjithë këtu rrinë po të jenë pagat tamam."

Sipas të dhënave të INSTAT 17,6 % e popullsisë meshkuj në Shqipëri janë të papunë të dekurajuar, ndërsa nga gratë dhe vajzat 9,3 % e tyre.

Sociologu, Zyhdi Dervishi, problemin e papunësisë nuk e sheh tek dembelizmi por tek puna jashtë profilit.

"Të rinjtë nuk po ikin. Të rinjtë shoqëria shqiptare po i dëbon. Nëse të rinjve do tu jepet mundësia të punësohen sipas profilit apo në profile të afërta me atë që kanë studiuar, nëse do tu ofrohen paga dinjitoze me të cilat brenda një kohe të arsyeshme të blejnë një banesë në Tiranë apo qytete të tjera të Shqipërisë, unë kam bindjen që fluksi i emgrimit të të rinjve do të pakësohet shumë."

Dervishi shprehet se qeveria duhet të hartojë reforma drejt një ekonomie të mirëfilltë tregu, ku të rinjtë të kenë mundësi alternative për të punuar.

EMISIONET