Taksë e re për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ritmi i rritjes së çmimeve është ulur, rritja ekonomike 3%

Qeveria do të vendosë taksimin e të ardhurave të krijuara nga profesionet e lira. Përballë mediave ministrja e financave shprehet se ata nuk mund të përjashtohen nga sistemi.

Nga ana tjetër përballë medieve ajo nënvizoi se çmimet e produkteve po stabilizohen teksa theksoi se ka rritje të punësimit dhe të numrit të bizneseve

Në kulmin e krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve ministrja e Financave përmes një konference për mediat ka theksuar se situata është e stabilizuar.

Madje ajo shprehet se dhe ritmi i rritjes së çmimeve është ulur.

Ibrahimaj: Janë analizuar me kujdes javën e lakuar në prezencë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku në përfundim të vizitës ka arritur në rezultatin e rishikimit të parashikimit për rritjen për ekonominë shqiptare në nivelin 3% nga 2% që ishte parashikimi i raundit të mëparshëm. Ministria e Financave qëndron në të njëjtën linjë parashikimi, për vitin 2022 kemi parashikuar rritje prej 3.2% bazuar në treguesit e deritanishëm.

Madje ajo nënvizoi se ka rritje të punësimit dhe numrit të bizneseve.

Sa i përket të ardhurave ministrja nënvizon se si eksportet dhe importet janë rritur, madje janë tejkaluar parashikimet për të ardhurat nga TVSH.

Ibrahimaj: Në eksporte kemi pasur rritje në vëllim dhe vlerë në të gjithë sektorët. Për të ardhurat në 4 mujorin e parë, janë realizuar në nivelin 187 miliardë lekë ose 34.7 miliardë më shumë sesa vitin e kaluar. Importet kanë rënë me 1% në katërmujorin e parë të vitit, dhe shkak ka qenë rënia në vëllim e importeve të plehrave kimike, pasi merren direkt nga Ukraina.

Tashmë qeveria do të përfshirë edhe taksimin e të ardhurat nga profesionet e lira. Tashmë ato do të konsiderohen fitim nga punësimi.

Në këtë rast nga xhiro do të zbriten shpenzimet dhe çdo e ardhur që del me mbi 40 mijë lekë në muaj taksohet deri në 28 mijë lekë.

Pavarësisht rezervave të FMN përballë mediave Ibrahimaj foli për rritje të ekonomisë si dhe për masa për uljen e borxhit.

EMISIONET