Tabaku në ERE: Fasha mbi 800 kWh do të sjellë ankesa dhe ndërhyrje te matësat nga qytetarët

Tabaku në ERE: Fasha mbi 800 kWh do të sjellë ankesa dhe

Në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se konsumi mbi 800 KWh për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor përbejnë rreth 7% te konsumit total të tre muajve bazuar në shifrat e vitit 2021

Ajo tha se kostot nga rivendosja e fashës dihen, ato që kanë qenë arsyet për të cilat u hoq në vitin 2015 duke theksuar se a do të bëhet leximi i matësve në mënyrë korrekte çdo 30 ditë.

Tabaku shtoi se ky lexim mund të krijojë probleme si dhe ekzistenca e fashës do te nxisë konsumatorët te ndërhyjnë ne matëse për t’i manipuluar te tregojnë me pak se 800 kWh/muaj.

Tabaku: Bazuar ne llogaritjet e FSHU, konsumi mbi 800 KWh për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor përben rreth 7% te konsumit total te tre muajve bazuar ne shifrat e vitit 2021, por edhe të parashikimit të bërë nga FSHU në aplikim. FSHU raporton një rritje në kostot e blerjes nga KESH te energjisë elektrike, për familjaret për konsumin mbi 800 kWh/ne muaj, me 1.8 miliardë leke, rreth 15.6 milionë Euro, për shkak te vendimit te Asamblesë se aksionarëve për rritjen e çmimit nga 2.6 ne 34.3 leke/kWh.

Kostot nga rivendosja e fashës dihen, ato që kanë qenë arsyet për të cilat u hoq në vitin 2015. A është gati kompania të bëjë leximin e matëseve korrekt çdo 30 ditë, kur vendimi po merret ne një kohë kaq të shkurtër? Nëse jo, kjo do të shkaktojë probleme në leximin korrekt e si rrjedhoje do rrisë ankesat e konsumatorëve për faturat e rritjen e mos pagesave.

Nga ana tjetër, ekzistenca e fashës do te nxisë konsumatorët te ndërhyjnë ne matëse për t’i manipuluar te tregojnë me pak se 800 kWh/muaj. Kjo do te ishte e pamundur nëse kompania do te kishte investuar ne vendosjen e matëseve inteligjente, ose qofte edhe rruajtjen e bokseve kolektive te matëseve ne ndërtesat me shume banore. Për sa kohe këto vazhdojnë te jene problem atëherë kjo mund te jete një tjetër kosto e kësaj politike çmimesh. Bazuar ne sa me lart nëse nuk janë bere analizat e duhura dhe nuk janë marre masat e duhura rrezikon qe kjo politike çmimesh ne vend te përmirësojë situatën, ta përkeqësoje atë.

EMISIONET