Studentët e Korçës pajisen me kartë, Manastirliu: Mundësi të shumta dhe kosto më të vogla për shërbime

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtues të Universitetit në Korçë.

Në fund të takimit ajo njoftoi se është firmosur marrëveshja me Bashkinë e Korçës për kartën e studentit, e cila do t’iu krijojë atyre mundësi të shumta dhe kosto më të vogla për shërbime në sektorin publik dhe privat.

Manastrliu u ndal edhe tek profilizimi i Universitetit “Fan Noli”, duke thënë se është i nevojshëm për të plotësuar kërkesat e tregut, profilet që kërkon sot tregu dhe degët më të kërkuara do të mundësohen për studentët në këtë universitet, ashtu siç do të mundësohet një program i përbashkët me Universitetin e Tiranës për Inxhinierinë Kompjuterike, duke unifikuar edhe diplomat për këtë program.

Ndërkohë, Manastirliu e pyetur edhe në lidhje me pagesat për programet prioritare, pagesa të cilat nuk i përfituan të gjithë studentët që aplikuan, tha se është një proces në përmirësim e sipër dhe Ministria do vijojë të mbështesë ata të cilët plotësojnë kriteret.

Edhe pse kur u lançuar ky program nuk u fol për kritere dhe shumica e studentëve nuk e përfituan, të paktën në Korçë.

EMISIONET