Studentët do paguajnë më shumë? Eksperti i pasurive të paluajtshme: Pas Ukrainës, çmimet e banesave janë dyfishuar

Ervin Demirxhi, vlerësues i pasurive të paluajtshme ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për rritjen e çmimeve të qerave të banesave.

"Me ligjin e ri, pronarët e banesave do tatohen më shumë. Çdo kush që ka një banesë do tatohet shumë e më shumë", u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me situatën e çmimeve të shitjeve e blerjes në kryeqytet, foli për dyfishim të çmimit të banesave veçanërisht në Tiranë.

"Kostot e apartamenteve janë rritur, që në fillim të luftës në Ukrainë. Janë rritur çmimet në zonën e Astirit dhe te Fresku.

Në zonën e Freskut çmimet variojnë deri në 1200 kurse tek Astiri nga 500-600 që ishte 2-3 vite më parë, tani çmimet kanë shkuar 1250-1300 euro", tha ndër të tjera Demirxhi.

EMISIONET