Strategjia e re për inovacionin dhe sipërmarrjen, Ibrahimaj tryezë diskutimi me FIAA-n

Strategjia e re për inovacionin dhe sipërmarrjen, Ibrahimaj

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mblodhi sot në një tryezë diskutimi anëtarët e komitetit digjital të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në vendin tonë (FIAA).

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua lidhur me strategjinë e re për inovacionin dhe sipërmarrjen për periudhën 2024 – 2030.

Në fokus të strategjisë, e cila u prezantua nga drejtori i Agjencisë së startup-eve, Arjan Ymeraj, ishin zhvillimi i sipërmarrjeve novatore në sektorë strategjikë, si ICT, energjia, prodhimi, turizmi, agrobiznesi dhe BPO.

“Synojmë zbatimin e skemave mbështetëse me grante, trajnimet për Business Angels, rishikimin e kuadrit ligjor për investimet e kapitalit, krijimin e një skeme mentorimi profesional dhe një skemë për investimin nga korporatat”, tha ministrja Ibrahimaj.

 

EMISIONET