Skualifikohen 7 ofertat më të ulëta, tjetër tender i dyshimtë nga Bashkia Tiranë

909 mijë euro do të paguaj bashkia Tiranë për punimet përgjatë rrugës "Xhorxh Bush" ku përfshihen edhe restaurimin e rehabilitimin i fasadave të pallateve në këtë aks. Ndërkohë 7 kompanitë që ofruan më pak, u skualifikuan. Ndërsa fituesin e ka shpallur duke skualifikuar 7 ofertat më të ulëta dhe tenderin ia ka dhënë kompanisë që ofroi 61 mijë euro më shumë.

Nuk kanë të ndalur tenderët e dyshimtë në Bashkinë e Tiranës, për punë që kryhen dy herë, por edhe për skualifikimin e ofertave më të ulta, se sa fituesi.

Rikonstruksioni i rrugës "Xhorxh Bush" dhe restaurimin e rehabilitimin i fasadave të pallateve në këtë aks do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës 105 milionë lekë, ose rreth 909 mijë euro.

Edhe pse e rikonstruktuar para pak kohësh, Bashkia Tiranë e ka pare të arsyeshme të shpallë një tjetër tender për të sistemuar këtë segment rrugor në kryeqytet.

Por ajo çfarë e bën edhe më të dyshimtë këtë procedure është skualifikimi i 7 ofertave më të ulta.

Fituese u shpall kompania “ALMO KONSTRUKSION”, e cila kërkon për këtë projekt 61 mijë euro më tepër se sa oferta më e mirë.

Subjeti që kishte paraqitur ofertën më të mirë ishte “KEVIN CONSTRUKSION” me ofertën prej 709 mijë eurosh.

Ndërkohë kompania fituese ka kërkuar sa 84.7% te vlerës së tenderit për të kryer punën për 8 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.

E megjithatë, ky nuk mbetet i vetmi rast që Erion Veliaj shpenzon për së dyti taksat e qytetarëve në punë që i ka kryer një herë.

Kjo pasi vetëm para dy ditësh shpalli tenderin e radhës prej 6.9 milionë eurosh për terminalin e veriut 2 vite pasi kishte kryer punime në të.

EMISIONET