Sistemi i pagave, kryeson Presidenti i Republikës, pas tij zyrtarët e administratës

Përfundimi i zgjedhjeve vendore kanë rikthyer në komisione deputetët e të dy kampeve. Përballja e parë është ndryshimi i sistemit të pagave në vend, ku në krye të piramidës qëndron presidenti e më tej zyrtarët e tjerë të administratës.

"Paga dhe përfitime të tjera që vijnë si rezultat i zbatimit të referencës së pagave të mos ulen nën standardin," tha ai.

Opozita shfaqi pakënaqësi sa i përket sjelljes ndaj magjistratëve, të cilët do të kenë më shumë bonuese se rroga bazë.

"Të gjitha këto ngelen vetëm ëndrra e politikës ndaj drejhtsisë nëse nuk ka një mbështetje në pagë," tha Alibeaj.

"Paga referuese që shkon në vlerën 153 mijë lekë është shtesa e pagës për grup varësisht nga polizioni. Gjyqtari i Shkallës së parë merr 90% të kësaj vlere, gjyqtari i Gjykatës së Apelit merr 98% të kësaj vlere" tha ai.

Mbi pagën e presidentit duket se qëndron kryetari I gjykatës kushtetuese dhe të emëruarit në SPAK e GJKKO.

"Presidenti i Repulbikës merr 425 mijë, kryetari i Gjykatës së Lartë merr 422 mijë. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese merr 20% më shumë sesa kryetari i Gjykatës së Lartë, pra kalon pragun e presidentit dhe prokurorët dhe gjytarët e gjykatave të posaçme, drejtuesi dhe hetusit e BKH marrin një pagë shumë herë më të lartë sesa paga e Presidentit të Republikës," tha ai.

Në ndryshimet e ligjit kërkohet po ashtu që indeksimi I rrogave të jetë në çdo dy vite.

"Indeksimi është vendosur për çdo pagë të Republikëss ë hqiëprisë që të kryhet çdo dyvite," tha ai.

Pas diskutmeve në komisione rregullat e reja të vlerësimit të punës do të miratohen në seancë parlamentare.

EMISIONET