Sipërmarrësi: Edhe pse gjërat kanë ndryshuar sërish turizmi nuk është në nivelin ku duhet për të thithur turistë elitarë

Turizmi 2024 dhe ajo çfarë pret Shqipëria nga ky sezon ishn temë e diskutimit të studion e emisionit “DREJT” të kësaj të hëne të moderuar nga Luan Rama në “Ora News”.

Sipërmarrësi në sektorin e turizmit Fatos Çerenishti, renditi ndryshimet e pësuara në këtë sektor dhe disa prej problematikave që ai has në përditshmërinë e tij.

“Nëse do të kthehemi pas në 20 vite atëherë ka qenë thuajse e pamundur të bëje turizëm, pasi ekzistonin vetëm bujtina dhe jo resorte të mirëfillta, pasi mungonte infrastruktura e nevojshme rrugore dhe jo vetëm.

Ishte inegzistente konsulenca dhe pas vitit 2013 - 2014 gjërat nisën të ndryshonin për mirë dhe vit pas viti kanë ardhur duke u përmirësuar, por ende kemi probleme sa i përket dhe trafikut në lëvizjes së turistëve të huaj në rrugët shqiptare.

Por pavarësisht kësaj gjërat nuk janë aty ku duhet. Sepse turistët nuk janë të një niveli të lartë sa i përket shpenzimeve", u shpreh sipërmarrësi në sektorin e turizmit Fatos Çerenishti.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”

EMISIONET