Shushku: Kriza energjitike nga keqmenaxhimi, kishim vitin më të mirë për prodhim nga HEC-et

Shushku: Kriza energjitike nga keqmenaxhimi, kishim vitin më të

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Anita Shushku kryetare e shoqatës shqiptare për energji të rinovueshme u shpreh se kriza energjitike ishte një krizë ndërkombëtare që erdhi nga jashtë.

Ajo tha se vendi ynë ishte me fat sepse kishte vitin më të mirë në raport me prodhimin e HEC-eve, por ama vuan nga keqmenaxhimi i situatës.

Shushku: Kriza energjitike ishte një krizë ndërkombëtare që erdhi nga jashtë, por ne ishim me fat sepse kishim vitin më të mirë në raport me prodhimin e HEC-eve. Nëse do të kishim një menaxhim më të mirë, nuk do ta kishim këtë krizë.

Ne akoma nuk e kemi krijuar atë që quhet si bursë e energjisë elektrike ku do të kishim mundësi që të shisnim edhe energji elektrike. Besoj se një gjë e tillë nuk bëhet pasi në treg shumicë çmimi i energjisë është më transparent dhe më i lirë.

EMISIONET