Shtrenjtohen apartamentet në Vlorë, ekspertët imobiliarë flasin për një shpresë të madhe pas pandemisë

Tregu imobiliar në qytetin e Vlorës në sezonin veror të kaluar pësoi një rënie të ndjeshme, të cilët ekspertët e tregut imobiliar shpresojnë ta rikuperojnë këtë vit. Agjentë imobiliarë të huaj e vendas thonë se pavarësisht ringritjes së tregu, ende ai nuk është as tek 50% i vitit 2019.

Në Vlorë shumë shpejt mund të kemi rritje të çmimit të apartamenteve për metër katrorë.

Këtë e kofirmojnë ekspertët imobiliarë, ndërsa thonë se pas një viti të vështirë të pandemisë së koronavirusit kërkesat për banesa në Vlorë këtë vit janë shtuar.

"Për pjesën e investimit, Vlora ka shumë kërkesa nga turistët rusë, ukrainas, moldavë që kanë filluar së fundmi të vijnë në qytetin tonë. Kërkesa është në rritje."

Natalia Parmonova vjen nga Rusia dhe ka vendosur të investojë në Shqipëri. Sipas saj Shqipëria është e gjitha e bukur, ndërsa Vlora është një mrekulli ku ke çfarë të vizitosh dhe të ofron çdo gjë që ti dëshiron.

"Një nga vendet e hapura që ishte gati për të mirëpritur turistë ishte edhe Shqipëria. Edhe vitin që shkoi donim të vinim ketu sepse dëgjuam se Shqipëria ishte një parajsë më vete por ishte e pamundur për shkak të situatës. Biznesi ynë është turizmi dhe udhëtimet, gjithashtu kemi të njohur këtu, të cilët janë të angazhuar për të promovuar Shqipërinë tek turistët moldavë. Vitin tjetër do të promovojmë Shqipërinë për turistët armenianë gjithashtu".

Parmanova gjithashtu merret me studimin e pronës në Vlorë, duke sjellë investitor të cilët kërkojnë të investojnë në Vlorë.

"Po investojmë në Shqipëri sepse është një vend i paeksploruar ende. Kur njerëzit dëgjojnë për Shqipërinë, në fillim ata kanë frikë dhe detyra jonë është tu tregojmë se Shqipëria është realisht një parajsë dhe se janë të sigurtë dhe asgjë e keqe nuk ka për tu ndodhur. Ata gjithashtu duan të vijnë këtu dhe të marrin leje qëndrimi, të blejnë shtëpi".

Tregu imobiliar në Vlorë këtë sezon veror po pëson rritje në krahasim me vitin e kaluar, teksa ende nuk është as në 50 % të sezonit veror të 2019.

EMISIONET