Shteti shet bregdetin, 5.5 ha tokë jepet me 9 euro metri nga 20 euro që është çmimi i tregut

Ende pa kaluar një muaj nga zgjedhjet parlamentare, Ministria e Financave ka vendosur të shesë më shumë se 5 hektarë tokë, me një çmim prej 9 eurosh për metër katrorë.

Marrëveshja është realizuar në datën 19 maj me me shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe "S&D Invest".
Kompania e parë sipas dokumenteve zyrtare ka 3 ortakë, konkretisht Redi Peza me 70% të aksioneve, Bujar Huqin dhe Hergys Rrelin me nga 15%.

Ndërkohë që për shoqërinë "S&D Invest" rezulton Gentjan Sula si zotërues i 100% të aksioneve.
Në fakt çmimi me të cilin është shitur toka në bregdet rezulton të jetë e ulët krahasuar me çmimet me të cilat shiten sipërfaqet në këtë zonë prej kompanive të angazhuara në këtë treg.

Madje dhe në postimet në faqet online të shitblerjeve rezulton se në Hamallaj çmimi shkon nga 15 ero në tokën bujqësore dhe në më shumë se 20 euro në afërsi të bregdetit.

Në dokumentet e bëra publike deri më tani thuhet se shitja është realizuar në funksion të planeve të përgjithshme vendore.

EMISIONET