Shqipëria turistike, Gjokutaj: Qeveria të bëjë transparencën e hyrje daljeve gjatë sezonit veror, do e ndihmonte biznesin
Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj në një intervistë për Ora News foli për situatën ekonomike në vendin tonë. Gjokutaj tha se qeveria duhet të bëjë transparencë për numrin e turistëve gjatë sezonit veror pasi do nidhmonte biznesin.
Eksperti i ekonomisë analizon shifrat zyrtare të turzimit për sezonin veror që lamë pas, Gjokutaj shprehu kritika pë mënyrën e raportimit të shifrave.
"Përvec faktit se është gjë e mirë që Shqipëria u vizitua nga tursitët, qeveria duhet të bëjë diferencën e shteteve se nga vijnë këto turistë. A janë turistë të huaj, a janë emigrantë qëe vijnë për të parë familjen? Një ndarje e tillë do i vinte në ndihmë bizneseve për të parë tendecën e vizitorëve që vijnë në Shquipëri për pushime.
Lidhur me politikat fiskale që aplikohen ndaj bizneseve nuk duhet të harrojmë se sa më pak taksohen aq më shumë rritet rreziku për të shmangur taksat. "Pra qeveria duhet të jetë rigoroze në politikë në taksimin e bizneseve dhe ai që fiton më shumë të paguajë më shumë".
Lidhur me zhvillimin ekonomik që vjen nga sektori i ndërtimit, Gjokutaj shprehu rezerva për mënyrën si menaxhohen investimet në këtë sektor.
"Insticuionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë për të shmangur informalitetin për pastrimin e parave apo të botës së krimit", theksoi Gjokutaj.