“Shpiket” administratori i energjisë, do të fikë dritat nëpër institucione

“Shpiket” administratori i energjisë

Qeveria ka vendosur të hapë një vend të ri pune që do të quhet Administratori I energjisë.

Ky do të ketë target të ulë konsmumin e energjisë për çdo institucion me 15 % të konsumit mujor.

E deklaroi zv/ kryeministrja Belinda Balluku në prezantimin e paketës antikrizë dhe vendosjen e fashës së energjisë

Belinda Balluku: "Duhet thënë gjithashtu që kemi vendosur të nisim nga vetja për të dhënë shembullin më të mirë. Institucionet publike konsumojnë 5% te konsumit total vjetor në vendin tonë. Për këtë arsye një ulje me 15% e konsumit mujor është targeti që ne duam të arrijmë.

1% ulje e konsumit total vjetor në sistemin energjitik është ekuivalente e 28 milion eurove. Për këtë arsye në të gjitha instititucionet shtetërore ne do të kërkojmë emërimin brenda stafit, gjetjen e një personi i cili ka sensitivitet dhe do ta marri këte detyrë për ta kryer ashtu siç duhet, që do të quhet administrator i energjië, që do të kujdeset për të arritur targetin qe do te kete çdo ndërmarrje, çdo institucion për të ulur konsumin energjitik me 15 % të faturave aktuale.”

 

EMISIONET