Shkodra: Qeveria të monitorojë gjithçka që ndodh në ekonomi, duhet të ketë plan për përballjen e krizës

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, është shprehur se në vendin tonë ka informalitet, gjë e cila godet konkurrencën.

N ë një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ai tha se qeveria jonë duhet të ishte fokusuar te gabimet që ka bërë gjatë viteve, në mënyrë që të merrte një plan masash për të mbështetur biznesin.

Arben Shkodra: Ekonomia ka një informalitet të avancuar. Informaliteti e godet fort konkurrencën dhe nga ana tjetër ne shohim se qeveritë ose politikat kanë enë të orientuar për të kapur shkelësit që janë të regjistruar në tatime, por ato që nuk janë të regjistruara në tatime. Ne duhet të ishim fokusuar se çfarë bëmë keq gjatë këtyre tre viteve e më pas një plan të mirëfilltë masash se sit a mbështesim biznesin dhe nga ana tjetër sit a mbështesim informalitetin. Mendoj se është vijimi i një propaganda dhe shpallje aksionesh sepse popullata qytetare duhet të kuptoj se qeveria duhet të bëjë më të mirën e tyre. Nuk mendoj dalja e kryeministrit ishte e duhura, mjaftonte vetëm ministrja.

Ne presim nga qeveria që kush janë masat për ta mbështetur sipërmarrjen dhe për ta inspektuar. Informaliteti nuk gjendet te biznesi i madh, port e ai i vogli. Unë do  quaja informalitet edhe ekonominë që nuk është regjistruar fare. Detyra e parë e qeverisë është të ndez motorët e ekonomisë.

Sipas tij qeveria duhet të monitorojë gjithçka që ndodh në ekonomi, si dhe duhet të ketë një plan të detajuar për të përballuar krizën.

Arben Shkodra: Ne duhet të monitorojmë gjithçka që ndodh në ekonomi, qeveria duhet të ketë patjetër  të ketë një plan të detajuar të përballjes me këtë krizë. Ne e kemi të pamundur të parashikojmë se kur do të mbarojë dhe se kush ishin efektet që dha në ekonomi. Është një situatë me të panjohura. Duhet të ketë një plan përsa i përket mbledhjes së të ardhurave, sektorët që e vuajnë më shumë rritjen e çmimeve të produkteve, një plan për eksportet.

Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini. 

EMISIONET