Shkeljet kushtetuese me portin e Durrësit, Preçi: Ndërtimi në situatë krize me pasoja ekonomike për shqiptarët

Ndërtimi i porteve të jahteve në Durrës do t'u kushtojë më shumë taksapaguesve shqiptarë.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, nxjerrja e tij qoftë dhe përkohësisht jashtë funksioni, përbën kosto të mëdha në këtë situatë krize.

Preçi: Automatikisht do të thotë të zhbëjmë portin ekzistues të Durrësit. Do të thotë të zhytemi në borxh 1 miliard apo më shumë për të ndërtuar një port tjetër. Edhe ai shumë i diskutueshëm përsëri për procedurat që janë ndjekur apo mendohet të ndiqen.

Por sa do ti vlejë një port i tillë Shqipërisë dhe si do të ndërlidhet me vendet e rajonit?

Preçi: E kam theksuar dhe ritheksuar rëndësinë e portit të Durrësit si port mallrash dhe si një hap në të cilin kalojnë jo vetëm mallrat por edhe rrugët e transportit, energjia etj.

Shkeljet kushtetuese me portin e Durrësit, Preçi: Ndërtimi

Praninë e një kompani offshore, eksperti Preçi e sheh me sy kritik, pasi sipas tij kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Preçi: E para duhet thënë se përzgjedhja e kompanive pa konkurim bie ndesh me Kushtetutën e vendit, kuadrin ligjor në fuqi, me angazhimet e qeverisë shqiptarë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndër të tjera ish-ministri i Financave, Zef Preçi, e krahason me vendet botërore pasi përvoja ka treguar se portet e jahteve ndërtohen në zona që nuk cënojnë infrastrukturën ekzistuese ose ndërtohen në laguna.

EMISIONET