Shkelje edhe te “transfuzioni i gjakut”, APP evidenton se në procedurat e tenderit mungoi konkurrenca

Një tjetër tender pa garë është zhvilluar në institucionet shqiptare. Procedura nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka pasur vetëm një garues për të 3 lotet e tenderit. Shkelje kjo e evidentur edhe nga Agjencia e Prokurimeve publike.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka hapur tenderin me 3 lote me fondin limit prej 92.341.000 për një periudhë 12 mujore.

Sipas buletinit të Agjensisë të Prokurorimeve Publike, ajo që u vu re ishte se në treja lotet mungonte konkurrenca në tender dhe vetëm me një pjesëmarrës.

Madje rezuton se oferta e bërë ka qenë e përafërt me fondin limit.

Më konkretisht për blerjen e “Reagente dhe aksesore te nevojshme për testimin në laboratorin e agjentëve infektiv” ishte vënë në dispozicion 89 milionë e 534 mijë lekë, ndërsa kompania PEGAUS e shpallur fitues ofroi 1 milionë e 850 mijë lekë me pak.

Sa i përket blerjes së “Serume ABO dhe reagent të ndryshëm” mori pjesë vetëm subjekti FEDOS SHPK me vlerën 988.420, ku fondi limit ishte 988.500, pra me vetëm 80 lekë kursim.

E njëjta situatë vërehet në “Blerje Kyveta per Hemoglobinometer, solucione per Call Counter” ku fondi limit përkonte ekzaktësisht dhe me vlerën që ka propozuar kompania fituese BIOMETRIC ALBANIA SHPK me vlerën 1.818.500 lekë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili disa muaj më parë ka kërkuar që të krijohen kushtet për një pjesëmarrje sa më të madhe në garë, kjo me qëllim për ti kursyer sa më shumë para buxhetit të shtetit.

Por ashtu si dhe shihet në këto prokurime oferta, të paktën në dy raste, është e barabartë me fondin që kanë në dispozicion institucionet me një kursim qesharak prej vetëm 80 lekë.

EMISIONET