Sezoni turistik në pikun e krizës/ Kasa: 180 mijë turist të kontraktuar do ti mungojnë tregut të Shqipërisë

Edhe pak javë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit turistik. Për të folur për situatën aktuale të turizmit në Shqipëri ishte në Ora News  me gazetarin Everest Dedaj ishte Rrahman Kasa Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Ai tha se turizmi ka pësuar goditje të njëpasnjëshme që nga tërmeti, pandemia,  si dhe lufta në Ukrainë  e cila do të ketë një impak negativ për Turizmin shqiptar pasi 180 mijë turist të kontraktuar përveç atyre që vijnë në mënyrë individuale do ti mungojnë tregut turistik të Shqipërisë.   

Kasa: Turizmi është receta më e mirë për kurimin e ekonomisë pasi ka një përfitim të shpejtë dhe përfitimet janë ndoshta më të pakëta sesa mund të jenë në sektor të tjerë të ekonomisë. Për fat të keq turizmi ka pësuar goditje të njëpasnjëshme që nga tërmeti, pandemia,  tani është lufta në Ukrainë  e cila do të ketë një impak negativ për Turizmin shqiptar pasi 180 mijë turist të kontraktuar përveç atyre që vijnë në mënyrë individuale do ti mungojnë tregut turistik të Shqipërisë.   

Pavarësisht kësaj ai tha, "Jemi optimist për një sezon turistik të mbarë, pasi këtë mungesë jemi munduar ta kompensojmë në tregje të tjera dhe të rrisim numrat dhe prurjet nga tregje të tjera, të Europa kryesisht por dhe nga Azia e Lindaj e Mesme".

EMISIONET