Seferi: Të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, Shqipëria ka plot bukuri natyrore, por nuk mjafton kjo
Eksperti i Turizmit, Leonard Seferi, i ftuar në “Ora News” në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj foli për fillimin e sezonit turistik.
Ai u shpreh se Shqipëria nuk është se nuk ofron asgjë në kuptimin e mirfilltë të turizmit.
“Shqipëria ofron diçka sidomos tek pjesa e bukurive të saj natyrore tek pjesa që na ka fal natyra, Zoti.
I gjithë problemi kryesor është mirëorganizimi dhe fokusimi në këtë industri, sepse është tjetër gjë eksplorimi”, theksoi ai.
Seferi tha se këtë vit duhet të kemi marrë minimalisht një mësim nga viti i kaluar ku patëm një refuzim total sidomos të turistëve brenda vendit tonë në vijën bregdetare të vendit, por edhe të turistëve që vijnë nga vendet e rajonit kryesisht.