Rritja e çmimeve, në 2022 qeveria “fitoi” mbi 308 mln euro më shumë sesa 2021

Rritja e çmimeve, në 2022 qeveria “fitoi” mbi 308 mln

Në një konferencë për shtyp ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka folur lidhur me ecurinë ekonomike Janar – Prill 2022.

Sipas të dhënave të publikuara, Ibrahimaj tha se FMN ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 2 në 3% për vitin 2022.

Ajo theksoi se inflacioni për 4 mujorin e parë të vitit ka pasur normë mesatare rritje me 4.9% ndërsa në muajin prill rezultoi 6.2%.

Ajo theksoi se për të ardhurat në 4 mujorin e parë, janë realizuar në nivelin 187 miliardë lekë ose 34.7 miliardë më shumë sesa vitin e kaluar, ose rreth 308 mln euro.

Ibrahimaj: Janë analizuar me kujdes javën e lakuar në prezencë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku në përfundim të vizitës ka arritur në rezultatin e rishikimit të parashikimit për rritjen për ekonominë shqiptare në nivelin 3% nga 2% që ishte parashikimi i raundit të mëparshëm. Ministria e Financave qëndron në të njëjtën linjë parashikimi, për vitin 2022 kemi parashikuar rritje prej 3.2% bazuar në treguesit e deritanishëm.

Inflacioni për 4 mujorin e parë të vitit ka pasur normë mesatare rritje me 4.9% ndërsa në muajin prill rezultoi 6.2%. Për rritjen e inflacionit mujor nga marsi në prill kemi pasur reduktim të ritmit të rritjes së inflacionit. Në mars, inflacioni mujor është rritur me 3.9% ndërsa në prill rritja është me 1.1%. Pra kemi ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve që jep një sinjal pozitiv për pritshmëritë për inflacionin.

Në eksporte kemi pasur rritje në vëllim dhe vlerë në të gjithë sektorët. Për të ardhurat në 4 mujorin e parë, janë realizuar në nivelin 187 miliardë lekë ose 34.7 miliardë më shumë sesa vitin e kaluar. Importet kanë rënë me 1% në katërmujorin e parë të vitit, dhe shkak ka qenë rënia në vëllim e importeve të plehrave kimike, pasi merren direkt nga Ukraina.

EMISIONET