Rritet mosha e shërbimit të ushtarakëve/ Ndryshon ligji: 500 mijë lekë gjobë kush shmang stërvitjet apo operacionet
Qeveria parashikon të ndryshojë vitet që do t’u jepen në dispozivion ushtarakëve të qëndrojnë në të njëjtën gradë. Sipas dokumentit zyrtar mosha do të shtyhet edhe me tre vite.
Projektligji është paraqitur prej Ministrisë së Mbrojtjes ku saktësohen të gjitha kushtet dhe kriteret për ushtarët aktiv dhe deri në gradën më të lartë.
Drafti parashikon që deri në 58 vjeç ushataraku duhet të ketë gradën “Nënkolonel” në Forcat e Këmbësorisë, ose “Kapiten” i rangur të dytë në ato Detare!
TABELA SIPAS MOSHAVE DHE GRADAVE
a) Ushtar I Detar I nga 28 ne 31 vjeç;
b) Ushtar II Detar II nga 29 ne 32 vjeç;
c) Ushtar III Detar III nga 30 ne 33 vjeç;
ç) Ushtar IV Detar IV nga 33 ne 36 vjeç;
d) Nëntetar Nëntetar nga 37 ne 40 vjeç;
dh) Tetar Tetar nga 45 48 vjeç;
e) Rreshter Rreshter nga 54 ne 55 vjeç;
ë) Kapter Kapter nga 55 ne 56 vjeç;
g) Nëntoger Nënlejtënant nga 33 ne 36 vjeç;
gj) Toger Lejtënant nga 38 ne 41 vjeç;
h) Kapiten Kapitenlejtënant nga 45 48 vjeç;
i) Major Kapiten i rangut të tretë nga 55 ne 57 vjeç;
j) Nënkolonel Kapiten i rangut të dytë nga 57 ne 58 vjeç;
Ndërkaq,0 për rritjen e gradave dhe vlerësimet e ushtarakëve do të përcaktohen vetëm me vendim të këshillit të ministrave ndërkohë që propozimet do të bëhen nga ministria e mbrojtjes.
Projektligji parashikon ndryshime dhe tek rezervistët. Ata do të qëndrojnë në gatishmëri deri në moshën 55-vjeçare për gradat nga ushtar deri te nënofierët.
Ndërsa për të tjerët deri ën 60 vjeç. Gjithashtu kjo vlen edhe për personat që kanë dy shtetësi.
Edhe personat, të cilët nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak por që i plotësojnë kriteret e pranimit në shërbimin rezervist, titullohen dhe i jepet grada e parë ushtarake.
Në rastet kur një ushtar rezervist humbet shtetësinë shqiptare, apo dënohet me burg, nuk do të përfshihet në radhët e rezervistëve.
Në rastet kur ushtari rezervist shmang detyrën e tij si stërvitja apo operacionet e forcave ushtarake, ai dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 50 000 lekë.