Rritet çmimi i energjisë dhe kontrollet, Balluku: 42 lekë më shumë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat/h

Ministrja e Energjisë  dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka saktësuar se çmimi i energjisë për ata ata që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë do të jetë 42 lekë, të paktën deri në 31 dhjetor.

Në daljen e saj për mediat ajo theksoi se vetëm pas kësaj periudhe do të rishikohet situata.

Balluku: Në fund të dhjetorit ne do të kemi mundësi ta rishikojmë çmimin sipas kushteve. Në rast se do kemi më pak importe dhe me shpresë do të kemi kushte shumë më të mira hidrike, atëherë edhe çmimi i fashës 800 kilovat/orë do të ulet ndjeshëm apo dhe mund të heqim fashën.

Me hyrjen në fuqi të fashës së re do të startojë dhe kontrolli në institucionet shtetërore, por edhe për të zbuluar ata që kanë bërë lidhje të paligjshme.

Taskforca do të qëndrojë në gjithë terrenin, e shtrirë në çdo cep të Shqipërisë për të luftuar lidhjet e paligjshme padyshim.

Edhe pse është prej 9 vitesh në pushtet, qeveria vetëm në këtë periudhë krizë ka deklaruar intensifikimin e punës prë gjetjen e burimeve aletrnative të energjisë.

Balluku për këtë deklaroi se kanë kualifikuar 6 kompani për ndërtimin e parqeve eolike nga ku do të prodhohet energji përmes turbinave të erës.

EMISIONET