Rriten depozitat e shqiptarëve në vitit 2021, të pasurit u pasuruan akoma më shumë

Viti 2021 ka shënuar një rritje të ndjeshme të kursimeve që shqiptarët kanë vendosur në bankë duke prekur shifrën e 1.433 miliardë lekëve.

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë shtesa shkon në 10.25 për qind krahasuar me një vit më parë kur dhe ishte piku i pandemisë koronavirus.

Por me hapjen graduale të lëvizjes dhe ristartimit të bizneseve vihet re se ata që u pasuruan më shumë janë pikërisht të pasurit.

Ndonëse 9 vite më parë mazhoranca aktuale erdhi në pushtet me ngushtimin e diferencimit social, në vitin 2021 rezulton se 10 depozituesit më të mëdhenj zënë 6.8 për qind të të gjithë totalit të kursimeve me një rritje prej 1.6 për qind.

Në raportin më të fundit të Bankës Qendrore thuhet se e njëjta ecuri zgjeruese e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.

Kështu 20 depozituesit më të mëdhenj zënë  9.0% të depozitave kundrejt 7.19% që ishin në 2020, ndërsa në kategorinë 50 depozituesit e mëdhenj ata kanë 12.2% të depozitave në 2021  kundrejt 10.42% që kishin më parë.

Banka po ashtu sqaron se kursimet e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me një peshë prej  80.05% të totalit, por me një rënie rreth 2.4 pikë përqindjeje ndërsa llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta.

Po ashtu pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është ulur në 41.1%, nga 49.5% në dhjetor 2020.

Rriten depozitat e shqiptarëve në vitit 2021, të pasurit u

EMISIONET