Rriten çmimet e fruta-perimeve/ Vjeshta sjell rënien e prodhimit vendas
Vjeshta vjen edhe më rënie të prodhimit vendas, e kjo për rrjedhojë sjell edhe rritje të çmimeve të fruta-perimeve.
Por çmimet e larta në treg, sipas tregtarëve nuk lidhen më shumë me stinën, sesa me rritjen e kostove nga fermeri deri tek shitësit.
‘’Kostoja tani rritet sepse edhe prodhimi ka rënë si prodhim dmth sasia është më e vogël plus që ka koston e prodhimit më të lartë sepse do të gjitha ato cilësita e veta që ndikojnë tek çmimi’’.
Ne tregun e ish uzinës Dinamo qytetaret bejne blerje sipas gjendjes se tyre ekonomike.
Megjithate nje pjese e madhe e tyre shprehen se çmimet jane bërë të paperballueshme
‘’Shtrenjtë janë, shumë shtrenjtë. Është një treg tejet abusiv.
Prodhimi atje del shumë lirë, këtu shitet shumë shtrenjtë’’.
Teksa pritet që çmimet e fruta-peroemve pritet të rriten, sipas tregtarëve dy perimet që kanë gjetur stabilitet janë patatja dhe qepa
Rritja e çmimeve nuk është fitmprurëase as për tregtarët me pakicë, të cilët thonë se kjo situate ka sjellë rënie të fuqisë blerëse.