Raporti: Lufta në Ukrainë sjell rritjen e kërkesës për kredi nga bizneset në Shqipëri

Nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka sjellë rritjen e kërkesës për kredi nga bizneset në Shqipëri.

Madje fika e krijuar ka shkaktuar aplikime kryesisht në euro duke e bërë lekun shqiptar më pak të preferuar.

Sipas Bankës së Shqipërisë deri në muajin mars krahasuar me një vit më parë kërkesa e kredive në valutë të huaj, kryesisht në euro, shënoi një rritje dyshifrore, prej 14.5%, ose rreth dy herë më shumë.

Rritja e kredisë në valutë u mbështet nga kërkesa e shtuar e bizneseve për blerjen e mallrave jashtë, në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve dhe pasigurisë që  solli fillimi i konfliktit në Ukrainë, thuhet në raport.

Ndërsa norma e rritjes së kredisë në lekë për biznese është ngadalësuar dukshëm, në 5.4%. Përdorimi i burimeve alternative të financimit, përkeqësimi i besimit dhe rritja e pasigurisë tek bizneset e vogla dhe ato të mesme duken se kanë ulur kërkesën.

Në raport sqarohet se Bizneset e vogla dhe të mesme, e kryejnë aktivitetin kryesisht në lekë dhe rreziku i kursit të këmbimit dhe pasiguria e lartë e krijuar mbas fillimit të konfliktit Rusi - Ukrainë

Nga ana tjetër bankat i shtrënguan kushtet e kreditimit edhe nëpërmjet miratimit të kredive në madhësi më të ulëta nga ajo e kërkuar prej bizneseve, si edhe duke shtuar numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e nënshkruara mes palëve. 

EMISIONET