Raporti i politikës monetare: Inflacioni do zgjasë deri në 2024-ën

Banka e Shqipërisë kundërshton nismat e saj ndërsa e cilëson vendimin për rritjen e normës së interesit sit ë gabuar, pas kjo do të shtojë kreditë e këqija dhe krijon pasiguri në investime. Në raportin e fundit Banka deklaron se inflacioni i lartë pritet të na shoqërojë deri në tremujorin e dytë të 2024.

Banka e Shqipërisë deklaron se agonia e ekonomisë shqiptare do të vijojë të paktën edhe për dy vitet e ardhshëm. Sipas saj, inflacioni pritet të mbetet i lartë, deri në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Në raportin e politikës monetare rreziqet e pritura janë inflacioni i lartë, i cili do të na shoqërojë dhe në fillim të 2023, ndërsa mund të jetë dhe në nivele më të larta nga sa pritet. Gjithashtu dhe rritja ekonomike mund të ketë ngadalësim më të fortë nga ritmet e parashikuara

Përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli thotë se rritja e ndjeshme e çmimeve dhe e pagave tashmë kanë po të njëjtin ndikim te inflacioni sa edhe tregjet e huaja financiare.

Erald Themeli: “Rritja fillestare e çmimeve nga tregu i huaj ka filluar të transmetohet në pritjet për inflacion të agjentëve ekonomikë në vend dhe strukturën e kostove të ekonomisë shqiptare”

Situata e krijuar ka shkaktuar dhe paqartësi edhe tek vetë Banka e Shqipërisë, e cila në pak ditë detyrohet të kundërshtojë, veten e saj lidhur me vendimin për rritjen e e normës bazë të interesit, si manovër për zbutjen e inflacionit.

Erald Themeli: “Rritja e normës së interesit do të përcillet në mënyrë simetrike në tregun financiar” 

“Pasojat e rritjes së normës së interesit sipas Bankës së Shqipërisë parashikohet rrisk i shtuar për kreditë e këqija dhe për pasojë pasiguri për financim apo investim të biznesit”

EMISIONET