Rama: Rilindja e lagjes muzeale Goricë të Beratit, vijon me ndërhyrjet në Urën e Varur
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lagjja muzeale Goricë e Beratit.
“Rilindja e lagjes muzeale Goricë të Beratit, vijon me ndërhyrjet në Urën e Varur”, shkroi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau foto nga projekti.
Projekti rehabilitues i lagjes muzeale “Goricë” është një investim që diversifikon zhvillimin urban dhe atë turistik në këtë lagje magjepsëse.
Po ashtu, në kuadër të këtij investimi është bërë edhe trajtimi i infrastrukturë nëntokësore, trajtimi i rrugicave dhe mureve, si dhe ndriçimi artistik.
Rehabilitimi i “Urës Varur” dhe krijimi i mundësive të parkimit janë dy elementë të tjerë të këtij projekti që do i japin një tjetër zhvillim zonës.