Rama: Ksamili 2030 do të jetë një model Mesdhetar në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Bypass-it të Ksamilit, një nyjë e rëndësishme rrugore për qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Kryeministri theksoi se paralelisht edhe me investimin e rrugës kryesore dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera qyteti merr një karakter urban dhe turistik.

Rama theksoi se “kush do të vijë në Ksamil këtë sezon do të shikojë ndryshime të rëndësishme”.

“Një aks rrugor tërësisht i rindërtuar. Fillojmë punën edhe me shëtitoren dhe me një sistem shumë më konstruktiv të plazheve, më shumë ndërhyrje brenda përbrenda të realizuara ndërkohë që nuk jemi në fund të gjësë, jemi në proces”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “Ksamili 2030 do të jetë një model Mesdhetar në çdo aspekt”.

EMISIONET