Raiffeisen Bank 20 vite në Lezhë, Christian Canacaris, mirënjohje për klientët besnikë e të rinj

Raiffeisen Bank, si një institucion financiar lider në Shqipëri, organizoj mbrëmjen e djeshme një event të veçantë në qytetin e Lezhës për të shënuar partneritetin e fortë në këtë qytet dhe për të festuar 20-vjetorin e saj.

Në event morën pjesë Bordi Drejtues i Raiffeisen Bank si dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore, bizneseve dhe klientë të bankës.

Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris, shprehu mirënjohjen për të gjithë të pranishmit.

Ai gjithashtu theksoi rolin jetik të bizneseve në promovimin e rritjes ekonomike dhe angazhimin e vazhdueshëm të bankës për t'i mbështetur ato në rrugën e suksesit.

"Është një nder dhe kënaqësi t'ju mirëpres të gjithëve këtu sonte. Prania juaj shërben si një dëshmi e partneritetit dhe lidhjeve të forta që kemi krijuar gjatë gjithë rrugëtimit tonë."

I pranishëm ne event ishte edhe kryetari i bashkisë Lezhe Pjerin Ndreu I cili falenderoi dhe vlerësoi kontributin e bankes ne komunitetin e Lezhës.

Përveç përpjekjeve tregtare, Raiffeisen Bank ka qenë gjithashtu e angazhuar në mbështetjen e nismave në komunitet që promovojnë mirëqenien sociale dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Misioni i Raiffeisen Bank është të transformoje inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët e saj.

EMISIONET