Qeveria thellon borxhin: Merr miliona euro kredi nga qeveria italiane, pastaj rrit pagat e ushtarakëve

Qeveria shqiptare nuk heq dorë nga marrja e borxheve për të miratuar shtesa pagash. Në mbledhjen e sotme (22 qershor 2022)  ajo ka vendosur t’i drejtohet qeverisë italiane për një kredi prej disa milionë eurosh që do të shkojnë për energjinë, bujqësinë dhe emergjencat civile. Ndërkohë ajo miratoi rritjen e pagës së ushtarakëve me 30 për qind. Po ashtu, Qeveria ka vendosur të ndryshojë formulën e financimit të Universiteteve

Në mbledhjen e përjavshme të saj, qeveria shqiptare nuk heq dorë nga thellimi i borxhit, teksa ka vendosur që të marrë miliona euro kredi jashtë vendit.

Zv kryeministri Arben Ahmetaj bëri me dije se në kredia e marrë nga qeveria italiane shkon për tre sektorë: atë të energjisë, bujqësisë dhe emergjencat civile.

Arben Ahmetaj: Përmirësim i rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 60 milion eurosh kredi të qeverisë Italiane dhe do të pasohet javën tjetër me një 30 milionë euro kredi tjetër për sektorin e bujqësisë kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milion euro tjetër për emergjencat civile e dedikuar për gjithë ngritjen apo rifeskimin e për ato paisje që janë vjetëruar të flotës së emergjencave civile.

Dhe pas lajmërimit të thellimit të borxhit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se qeveria do të rrisë me 30 % pagën për ushtarakët.

Niko Peleshi: Në gjithë ushtarakët nga ushtari i parë deri tek gradat më të larta nga data 1 korrik në bazë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të kenë një pagë 30% për të lartë. Do të thotë se paga minimale është 51 mijë lekë të reja shtuar këtu dhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtimeve të tjera sipas vështirësive

Peleshi bëri me dije Forcat e Armatosura të shqipërisë së shpejti do të jenë prezente në Bullgari, në krahun lindor të Ukrainës në kuadër të mbrojtjes ndaj agresionit rus.

Ndërkaq ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se Qeveria ka ndryshuar formulën e financimit  të Universiteteve. Formula e financimit do të përmbajë elemente shtesë dhe ajo parashikon që të gjithë universitetet që tashmë kanë programe prioritare me vendim të Këshillit të Ministrave apo kanë programe të përbashkëta apo të dyfishta studimi do të përfitojnë financim shtesë bazuar në numrin e studentëve të regjistruar në këto programe.

EMISIONET