Qeveria "ngrin" fashën 800 kilovat të energjisë dhe për nëntorin, Balluku: Koha për solidaritet

Qeveria ka vendosur të mos aplikojë fashën e energjisë 800 kWh as për muajin nëntor.

Lajmin e njoftoi zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat mbi situatën energjetike në vend.

"Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë. Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku themelor mbetet kursimi" tha Balluku.

"Është koha për solidaritet. Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh" shtoi ajo.

Ndërkohë ERE ka njoftuar se do të mblidhet të enjten me 10 nëntor, ku në rend dite ka edhe fashën 800 kilovat.

EMISIONET