Qeveria kërkon borxh nga shqiptarët, Ibrahimaj: Investoni në bono dhe obligacione

Qeveria shqiptare do ti drejtohet shqiptarëve për të siguruar borxhe. Në konferencën për mediat ministrja e Financave ka theksuar se bonot e thesarit dhe obligacionet kanë interesa edhe më të larta se çfarë ofrohen me depozitat bankare, ndërsa e ka cilësuar si një investim fitimprurës dhe të sigurtë.

Kriza boterore financiare por dhe nevoja për investime duket se e ka detyruar qeverinë shqiptare ti drejtohet shqiptarëve për të investuar në bonot e thesarit apo dhe obligacionet qeveritare.

Në konferencën e sotme për mediet, ministrja e Financave delina Ibrahimaj është shprehur se Banka e Shqipërisë ka hapur sportele në gjashtë qytete ku individët mund të bëhen pjesë e skemës duke financuar qeverinë, por edhe duke përfituar.

Delina Ibrahimaj: "Nëse bonot e thesarit 12 mujore kishin një normë interesi mjaft më të ulët sot kanë 5.74%"

Për Ibrahimajn rreziku për të humbur nuk ekziston, teksa normat e interesit sipas saj janë më të larta nga sa ofrohen në institucionet financiare

Për të thithur sa më shumë fonde, Ibrahimaj theksoi se do të ndërmerret dhe një fushatë sensibilizimi për të sqaruar se çfarë janë bonot e thesarit dhe obligacionet dhe se si mund të blihen. 

EMISIONET