Qeveria dyfishon gjobat. Kush nuk deklaron pagën e plotë, 300 % ndëshkim

Publikimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale dhe debati i hapur për to është kthyer në nismë për të shtuar gjobën ndaj bizneseve që nuk deklarojnë pagat e plota të punonjësve. Ministria e Financave ka miratuar projektligjin duke propozuar nisjen e konsultimit publik, e më tej vijimin e miratimit në parlament duke parashikuar dyfishimin e gjobës

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, përveç detyrimit për detyrimin tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet shkelja, dënohet me gjobë në masën  200 për qind për tatimin dhe TVSH dhe 100 përqind të sigurimeve.

Sipas relacionit që qeveria ka paraqitur së bashku me projektligjin, vetëm në tre vite, duke nisur prej 2019 janë vendosur 1,025 gjoba për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehja e pages.

Shuma e vendosur në këto konstatime shkon në një vlerë prej 142,336,266 lekësh. Duke shuar se kontrollet kanë qenë të kufizuara për shkak të tërmetit dhe pandemisë shifra konsiderohet e lartë, ndaj ministria e Financave shpreson se me ashpërsimin e gjobave do të ketë edhe reflektim.

Megjithatë pas konsultimit publik drafti do të kalojë për miratim në qeveri e më tej për votim edhe në parlament.

Qeveria dyfishon gjobat. Kush nuk deklaron pagën e plotë, 300 %

EMISIONET