Qeveria braktis fermerët, ndërpriten subvencionet
Ndërprerja e subvencioneve për fermerët shqiptarë dhe projekti i qeverisë për vreshtarinë u kthyen në mollë sherri mes mzhiorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë.
Deputetët e opozitës Edmond Spaho dhe Dashamir Shehu i kërkuan qeverisë që të nxisë dhe përkrahë prodhimin vendas.
Ndërprerja e subvencioneve për fermerët u konfirmua edhe nga vetë përfaqësuesi i qeverisë në komision, Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për vreshtarinë dhe Verën”, relatorja e draftit Pranvera Resulaj propozoi disa ndryshime.
Pas diskutimeve, mazhoranca në Komisionin e Ekonomise dhe Finances miratoi projektligjin i cili pritet të marrë votëbesimin e Kuvendit në seancë plenare.