Qendër sociale dhe shërbime të specializuara për fëmijët e ushtarakëve
Ministria e Mbrojtjes është angazhuar në mbështetjen e komunitetit përmes qendrës sociale, e cila prej nëntorit 2015 ofron terapi dhe shërbime të specializuara për fëmijët e familjeve ushtarake dhe të afërmit e tyre, veçanërisht në fushën e autizmit.
“Me një ekip të dedikuar psikologësh terapistë, qendra ofron terapi individuale dhe në grup, duke u bazuar në një vlerësim të detajuar të nevojave të çdo fëmije.
“Kjo nismë, që funksionon 5 ditë në javë, është një shembull i qartë i përkushtimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për të ofruar mbështetje për komunitetin”, bën të ditur ministria në një postim në rrjetet sociale.
Psikologia Markeliana Pina, përgjegjëse sociale e Qendrës bëri të ditur se fokusi kryesor i saj është të ndihmojë fëmijët dhe familjet e ushtarakëve.
“Në qendër ofrohet terapi individuale, terapi në grup. Që në momentet e para që vjen fëmija kalon në proces vlerësimi e më pas në proces terapie dhe supervizimin e ecurisë së tij në vazhdimësi”, deklaroi ajo.