Projekti/ Qeveria financon 70% të instalimit të paneleve diellore në tarraca për 2 mijë familje
Qeveria lançon një projekt që thotë se do u vijë në ndihmë qytetarëve për të ndryshuar dhe formën e furnizimit me energji.
Projekti ka të bëjë me instalimin e paneleve diellore për 2000 mijë familje të cilat do të mbështeten me financimin e 70% të kostos së blerjes dhe instalimit të paneleve diellore.
Në fakt instalimi I paneleve diellore prej vitesh është bërë nga vetë qytetarët si një mënyrë për të kursyer energjinë.
Çfarë parashikon projekti i qverisë.
Belinda Balluku:"Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit.
Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që i drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete të cilët do të ofrojnë këtë shërbim
Më pas më 1 nëntor Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të marrë këtë grant e ndërtuar këtë impiant të ngrohjes së ujit. Një Task Forcë do të kontrollojë procesin. Nëse procesi është i suksesshëm më 31 mars lancon paketën e dytë edhe më shumë familje."