Pr/ligji i ri për të vetëpunësuarit

Pr/ligji i ri për të vetëpunësuarit

Të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, që nuk shesin mallra, por ofrojnë shërbime, pasi t’u zbriten të gjitha shpenzimet dhe pasi t’u njihen të gjitha lehtësitë fiskale në fuqi do të trajtohen me normë tatimi si të punësuarit.

Është ky thelbi i projektligjit që Ministria e Financave po përgatit për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit.

Në draftin, që është ende në formë paraprake, parashikohet që “Të ardhurat e realizuara nga profesionet e lira dhe të pavarura konsiderohen të ardhura nga punësimi”.

Po ashtu mësohet se drafti parashikon që “Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon 10 Milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë,  duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi”. Për veprimtaritë e pavarura, ky shpenzim është 35 % e të ardhurave.

EMISIONET