PËR FLOKËT, TE HYGEIA! Dr. Vedat Tosun: Metodat më të reja për transplantimin. Metodat më të reja për të ndaluar rënien

Mjeku i mirënjohur Trikolog turk Dr. Vedat Tosun specialisti për transplantimin dhe mbjelljen e flokëve, do të ofrojë shërbimet e tij bë spitalin “Hygeia”.

Me mbi 14,000 operacione të kryera me sukses, Dr. Tosun ofron ndërhyrje edhe me teknikën DHI, e cila konsiderohet si më bashkëkohore dhe rezultative.

Dr. Vedat Tosun: “Pacientët tanaë janë zakonisht ata që kanë rënie të flokëve, fenomene këto që janë më të zakonshme tek burrat, por pa përjashtuar edhe gratë, tek të cilat hasim raste që kanë të bëjnë me rënie apo rrallim të flokëve tek pjesa ballore. Unë dhe ekipi im realizojmë me sukses procedurën e transplantimit me teknikën DHI, e cila konsiderohet ndër teknikat më të fundit dhe bashkëkohore dhe më rezultateve”.

Gjithashtu, për ata që kanë rënie të flokëve, Dr. Tosun jep zgjidhje për ndalimin e fenomenit.

Dr. Vedat Tosun: “Teknika SPF konsiston në marrjen e qelizave mezenkimale, të cilat i marrim rreth zonës së barkut dhe kërthizës, marrim dhjamë të cilat i kalojmë në disa procese dhe më pas i injektojmë në lëkurën e flokëve. Pra, me anë të kësaj teknike bëjmë të mundur që të ndalojmë rënien e mëtejshme të flokëve tek pacientët tanë. Këtë procedurë unë e kam aplikuar tek vetja ime dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin”.

Parimi i punës së Dr. Vedat Tosun në bashkëpunim me spitalin “Hygeia” është të ofrojnë metoda të transplantimit të flokëve që ofrojnë pamje sa më natyrale.

Dr. Tosun mirëpret çdo pacient për të ofruar teknika dhe procedurat më bashkëkohore për transplantimin e flokëve dhe trajtimin e rënies së tyre.

EMISIONET