PPP që "ha" paratë/ Degradon Rruga e Arbrit ende pa mbaruar, shemben edhe zonat ku ishte shtruar më parë asfalti

Rruga e Arbrit ka filluar të degradohet ende pa përfunduar. Qytetarët thonë se firma Gjoka Konstruksion është kujdesur të reklamojë emrin e saj dhe jo të mirëmbajë rrugën, e cila është dhe burim aksidenti për shumë mjete.


E përuruar me nxitim nga kryeministri Rama, Rruga e Arbrit është degraduar akoma pa përfunduar.

Gropa të hapura dhe çarje të asfaltit.

Edhe pse është një investim rreth 40 miliardë lekë, shoferët që zgjedhin këtë rrugë janë të rrezikuar pasi aksi ka degraduar keq.

"Ka shumë defekte, nuk kujdesen shumë për të. Nuk e vlerësojnë çfarë heqim ne me mjetet. Shkatërrohen makinat. Të kujdesen më shumë për shoferët, duke pasur kujdes për shoferët kanë kujdes dhe për popullin dhe nuk ndodhin aksidente siç ndodhin përditë."

Shumë makina nuk mund të ngjiten dhe për shkak të by pass-it por dhe shkatërrimit të tij.

Rruga nuk ofron asnjë siguri rrugore, pasi punimet janë të një cilësie të dobët.
Këtë e pohojnë edhe drejtuesit e mjeteve.

"Copë-copë, pse rrugë është kjo?!"

Për ta firma është kujdesur të ekspozojë emrin e saj dhe jo mirëmbajtjen e rrugës.

"Vetëm për reklamë Gjoka, pastaj çdo gjë pas tunelit është e shkatërruar fare."

Për qytetarët investimi i inauguruar me shumë bujë ishte një dështim.

"Dibrën e kanë lënë në harresë, e gënjejnë dhe mashtrojnë me gjëra të tilla. Nuk është rrugë kjo, kjo është rrugë dhish".

Rruga që lidh Dibrën me Tiranën i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka për detyrë të mirëmbajë këtë aks rrugor, gjë që nuk e ka bërë deri më tani.

EMISIONET