Plani për shkëputjen nga gazi rus,Projekti për Shqipërinë qendër të furnizimit me gaz në rajon

Shqipëria do të bëhet pjesë e planit që synon ta shndërrojë vendin tonë në eksportues neto të energjisë duke shkëputur në këtë mënyrë varësinë e rajonit nga gazi rus. Në një takim të zhvilluar në Tiranë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe ndihmës-sekretarja  Karen Donfried konfirmuan se Shqipëria është një nga vendet që mund të ndihmojë në diversifikimin e burimeve energjetike.

Tirane-  Ndërprerja e furnzimit me gaz e Polonisë dhe Bullgarisë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilët po përpiqen të gjejnë rrugë të mundshme për t’u divorcuar nga burimet energjetike ruse.

Në një konferencë të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried konfirmoi se po hartohet një plan për ta shndërruar Shqipërinë në eksportuese të energjisë.

Karen Donfried: “Ne duam të sigurojme burime energjie. Kemi plane për të pavarësinë e BE nga gazi rus. Ne po invesitojmë në teknologji, kemi bashkëpunuar me kompani amerikane për të rritur furnizimin me gaz të lëngshëm. Gazi i lëngët do të përmbushë nevojat e konsumatorëve.”

Ministrja Belinda Balluku zbuloi projektin për injektimin e gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP.

Belinda Balluku: “Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit.”

Sipas ministres, ky projekt synon të shndërrojë vendin tonë në qendër të furnzimit me gaz për rajonin dhe Evropën.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama renditi projektet në vazhdim të qeverisë duke filluar nga Skavica dhe termocentrali i Vlorës, ndërsa nuk kurseu komentet për qeverinë e para 2013.

Edi Rama: “Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në eksportuese energjie. Para disa vitesh na është dashur të marrin në dorë një sistem të falimentuar. Borxhi i OSHEE shkonte në 5% të PBB tonë si shtet.”

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka theksuar se është se Shqipëria është një prej vendeve që mund të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Plani për shkëputjen nga gazi rus,Projekti për

EMISIONET