PL denoncon lënien në mëshirë të fatit të bujqësisë dhe blegtorisë: Papërgjegjshmëri e qeverisë

PL denoncon lënien në mëshirë të fatit të

Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli denoncoi lënien në mëshirë të fatit, siç tha ajo, të bujqësisë dhe blegtorisë.

“Bujqësia dhe blegtoria janë një sektor shumë i rëndësishëm i shtetit shqiptar. Mjafton të përmendim faktin se ato janë kontribuesi më i rëndësishëm në ekonominë e shtetit tonë duke zënë pothuajse 20% të GDP.

Në çdo takim tonin me fermerë, një dhe i vetëm është problemi që konstatojmë: Papërgjegjshmëri e qeverisë për të suportuar fermerët dhe prodhimet vendase.

Sipërfaqet e mbjella me kultura buiqësore sa vijnë dhe ulen.

Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e produkteve të tyre për shkak të importeve të mëdha dhe mungesës të një mekanizmi rregullues shtetëror, që t’ju mundësojë atyre shitjen e produkteve.

Fermat blektoriale po ulin numrin e krerëve për shkak të mungesës së politikave suportuese për të shitur produktet blegtoriale.

Inputet dhe mekanika bujqësore kanë pësuar rritje, gjë që ndikon drejtpërdrejtë mbi ëmimin e shitjes të produkteve, të cilat priten të reflektohen në periudhën pas muajit Maj.

Ky fenomen do të sjellë patjetër vështirësi në shitjen e produkteve vendase, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit apo akoma më keq shitjen e produkteve nën kosto.

Industria përpunuese është drejt falimentit, ndërkohë që theksojmë se prej kohësh bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në këtë fushë po reduktohen për shkak të taksave dhe detyrimeve shumë të larta që ka vendosur qeveria e rilindjes.

Prandaj është koha që të suportojmë bujqësinë dhe fermerin vendas.

Prandaj më 14 maj të nisim çmontimin e Rilindjes për t’i dhënë fërmerëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë vëmendjen, mbështetjen që meritojnë. Në 14 maj për të nisur ndryshimin me çdo çmim!”, u shpreh Seidolli.

EMISIONET