"Pikë e jashtëzakonshme turistike për Tiranën", Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj premtoi se Piramida së shpejti do të kthehet në qëndrën më të madhe digjitale në Ballkan, ku pas pushimeve verore qëndra do të jetë gati të presë të rinjtë për kurse në teknologji

“Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes” tha ai.

Sipas Veliajt në shtator, gjithçka do të jetë gati.

“Në vjeshtë do të kemi mbledhjen vjetore të bordit  të AADF-së dhe hapjen zyrtare edhe për kurset. Në këtë moment, kemi hapur vetëm atë që quhet ‘harduare’ dhe në fund të verës do të hapim edhe atë që quhet ‘softuare’, pra pjesa e nxënies dhe e mësimit”, tha ai.

Kryebashkiaku u shoqërua nga Ministrja e Kulturës Elva Margarit dhe kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff të cilët u shprehën se këto investime janë shembull se Tirana është kthyer në po të njëjtat nivele si qytetet e tjera evropiane.

EMISIONET