“Përmirësoni klimën e biznesit” Shoqata e investitorëve të huaj dhe BE thirrje qeverisë

Investitorët e huaj dhe Bashkimi Evropian i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të përmirësojë klimën e biznesit. Dhe një ndihmë e veçantë në këtë aspekt do të ishte forcimi i institucioneve të drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit.

Shoqata e investitorëve të huaj dhe Bashkimi Evropian i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të përmirësojë klimën e biznesit.

Presidenti i Shoqatës, Constantin von Alvensleben, thotë se nevojitet më shumë punë në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Rekomandimet tona fokusohen tek tatimet, inspektimet, procedurat, fiskalizimi dhe mbrojtja e patentave. Pavarësisht se janë miratuar ligje të mira, ka akoma shumë ligje që duhen miratuar. Nuk ka transparencë dhe konsultime me aktorët.”

Për kreun e delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përmirësimi i mjedisit të biznesit është thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Investimet e huaja do të shtohen nëse kompaninë do të shohin përmirësim në klimën e biznesit. Kjo klimë ka të bëjë me faktin që drejtësia vihet në zbatim ashtu sikurse duhet. Kur mbrohet praktika e lirë dhe konkurrenca e drejtë."

Pavarësisht pakënaqësive, Ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, thotë se është bërë progres dhe se qeveria në këtë mandat të tretë do të jetë më pranë biznesit.

“Dua të garantoj mbështetjen e programeve të qeverisë. Do të jemi afër investitorëve për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe të garantojmë zgjidhje optimale për të gjitha palët."

Qëndrimet u mbajtën gjatë promovimit të “Librit të Bardhë” i cili përgatitet nga Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri. Libri, që botohet çdo katër vjet, shërben si guidë për qeverinë në hartimin e politikave për biznesin.

“Përmirësoni klimën e biznesit” Shoqata e

EMISIONET