Pasuri të barabarta në martesë, ja hapat që ndiqen për aplikim

Pasuri të barabarta në martesë, ja hapat që ndiqen për

Të gjithë ata që kanë statusin e të martuarit, gëzojnë të drejtën e bashkëpronësisë mbi pasuritë e fituara gjatë martesës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se reflektimi i kësaj të drejte në dokumentacionin e pronësisë kryhet përmes shërbimit “Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme”.

Njëkohësisht, informon ASHK-ja, qytetarët mund të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentacionin e plotë të pronësisë ku do të reflektohet pjesa takuese e pronës si bashkëpronar.

Kjo procedurë funksionon duke përditësuar të dhënat kadastrale për pasuritë e përfituara gjatë martesës përmes: Kontratave të kalimit të pronësisë; Kontratës së sipërmarrjes, porosisë ose të premtimit për shitje dhe vendimit për legalizimin e ndërtimit informal.

Hapat që ndiqen për aplikim janë:

Identifikimi në portal si qytetar ose biznes.

Zgjidhja e shërbimeve: Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme; Aplikimin për lëshim certifikatë pronësie; Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë;Aplikim për lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale

Më pas plotësohet formulari dhe ngarkohet kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm në PDF.

Shkarkohet mandati dhe më pas mund të kryet pagesa online në bankë, ose pranë çdo pike të Postës Shqiptare.

Dokumentet e nevojshme janë: Kërkesë me shkrim për pasqyrimin në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve pasurinë e fituar gjatë martesës; Certifikata e gjendjes familjare në momentin e përfitimit të pasurisë; Akt përfaqësimi (nëse nuk aplikon vetë kërkuesi) dhe Mandati i pagesës.

Pasi të përpunohet kërkesa, dokumentacioni i përditësuar do të gjendet në hapësirën “Dokumentet e mia” në e-Albania.

ASHK bën të ditur se regjistrimi në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë bëhet në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve, për sa kohë ata nuk provojnë se i nënshtrohen një regjimi pasuror martesor të veçantë.

Pasuri të barabarta në martesë, ja hapat që ndiqen për

EMISIONET