Pandemia rriti papunësinë, qytetarët: Kërkojmë punë por nuk gjejmë

Goditja e pandemisë është reflektuar dhe në tregun e punës me rritjen e papunësisë.

Sipas raportit të INSTAT, pas periudhës kulminante të Covid 19 shifra zyrtare e papunësisë për moshat 15 vjeç e lart ka arritur në 11.9% me një rritje prej 0.5% krahasuar me 3 mujorin e katërt të 2020.

Të shumtë janë qytetarët të cilët janë në kërkim të vazhdueshëm të një pune pas një periudhe të vështirë që lamë pas.

"Në shtëpi pa punë, kemi kërkuar dhe nuk ke i gjetur.Nuk të ofron njeri punë se jam 43-vjeçe. Shitësen mund ta bëj. Nuk ka punë, nuk ka lekë."

"Kërkoj punë fizike, lloj-lloj pune vetëm për të ushqyer familjen time, jam kryefamiljar dhe kam pesë kalamaj. Mos të vërtitem rrugëve të Shqipërisë, Europës, Botës për kafshatën e gojës."

Nga ana tjetër qytetarët thonë se pagat dhe pensionet janë të pamjaftueshme megjithëse se sektorët me paga më të larta janë ekonomistët, financierët dhe punonjësit e ndërtimit.

"Unë jam shumë e kënaqur me pagën time."

"Inxhinier, jam i kënaqur se punoj vetëm për vete.Paguaj veten."

Gjatë tremujorit të parë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 81,2 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

EMISIONET