“Pagat në sektorin privat, nuk ndërhyjmë”. Informaliteti, Malaj: Bizneset kanë reaguar pozitivisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 12:22
Ministri i Financave Petrit Malaj ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ndërsa foli në lidhje me pagat dhe informalitetin.
Ai theksoi se bizneset kanë reaguar pozitivisht ndaj punës në lidhje me informalitetin.
Ai gjithashtu u ndal edhe tek bonusi i pranverës për pensionistët. Malaj theksoi se ky bonus do të përcaktohet me rishikimin e buxhetit për vitin 2024
“Rishikimi do të bëhet brenda këtij muaj. Do të kemi të dhëna të tjera për aksionin kundër informalitetit”, tha ai.