OST tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik. Skerdi Drenova shpërdoron paratë publike

Një tender marramendës me vlerë 130 mijë euro është hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra të këtij institucioni. Kreu i OST, Skerdi Drenova, i shpërdoron paratë publike për trajtime ekstra tek punonjëset femra, teksa në dokumente sqarohet qartë se bëhet fjalë për trajtime mjekësore që kryhen për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi apo shërimi të një gjendje shëndetësore, shkruan syri.tv

OST tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik. Skerdi Drenova

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender me vlerë 130 mijë euro, për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra. Teksa të gjithë punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore në shtet kur e kanë të nevojshme, punonjësit e OST-së marrin shërbime mjekësore ekstra edhe në privat. Madje, kanë benefite më të mëdha, pavarësisht se paguhen me para publike.

Sipas dokumenteve, rezulton se OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve, madje edhe trajtimin e tyre shëndetësor. Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i cili drejton një nga institucionet që menaxhon miliona euro, i shpërdoron këto të fundit për trajtime estetike për punonjëset femra.

OST-ja u paguan edhe sigurimet shëndetësore punonjësve për në spitalet shtetërore, ndërkohë që një tender i tillë behet edhe pse janë të siguruar në shtet.

Sipas dokumentit Drenova ka firmosur tenderin me objekt ‘sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra’. Pra, një trajtim të veçantë, sipas objektit të tenderit, e kanë femrat.

Fondi për këtë tender është rreth 130 mijë euro, të cilat janë nga të ardhurat e OST. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Nga dokumentet rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë trajtim shëndetësor, ndërkohë që Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveç atyre shëndetësore.

Në dokumente është shkruar mjaft qartë se bëhet fjalë për: ‘çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore’.

Pra, bëhet fjalë për një trajtim ekstra. Mesa duket Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i kërkon punonjëset tepër të kuruara. /Nga SYRI TV/

EMISIONET